Promo #hellomrfix
Përfitoni dhurata me Mrfix “Promo” kategorinë e produkteve. Në cdo pikë shitje ku do të gjeni produktet tona do të gjeni edhe broshurën e informacionit.
Si funksionon?
Produktet e kategorisë "Promo" janë të dallueshme përmes etiketës Promo në ambalazh. Në faturën shoqëruese drejtuar klientit do të gjenden të specifikuara produktet e porositura, të cilat janë pjesë e kësaj kategorie.
Cdo Muaj do të bëhet nga kompania „EDER TRADE" konsolidimi i llogarisë së klientit duke evidentuar nga sistemi sasinë e pikëve qe klienti disponon bazuar në kartelën e produkteve që ai ka tërhequr gjatë atij muaji. Ky total pikësh është në dispozicionin tuaj si formë skontoje për të përfituar si më poshtë: Pasi keni marrë njoftimin me shkrim SMS, nga kompania “EDER TRADE”, duhet të konfirmoni po me shkrim me anë te një SMS tek i njejti numër duke specifikuar:
1. Dëshironi dhuratën/dhuratat që keni fituar me anë të kodeve specifike të përcaktuara në (katalogun / broshurën) e dhuratave. Nga momenti i marrjes së konfirmit me SMS kompania EDER TRADE brenda 5-10 ditësh, mundëson dërgesen e dhuratës/dhuratave tek klienti dhe njëkohësisht klienti merr një sms njoftues mbi totalin e ri të pikëve të aktualizuar duke zbritur pikët e dhuratave të përfituara nga klienti.
2. Dëshironi të përfitoni produkte dhe në vlerë të njëjtë me totalin e pikëve të konvertuara në lek duke perdorur kursin „1 Pikë = 1 lek“. Pasi keni specifikuar se totalin e pikëve të konvertuar në lek e dëshiron zbritje nga fatura e radhës, kompania EDER TRADE dërgon tek klienti një sms njoftues mbi totalin e ri të pikëve të aktualizuar duke zbritur pikët përkatese të cilat klientit i janë bere skonto tek fatura e radhës.
3. Dëshironi ti përdorni pikët në një moment tjetër. Kompania „EDER TRADE“ aktualizon llogarinë e pikëve të klientit duke shtuar mbi totalin aktual te pikëve të gjitha pikët e përfituara në periudhën në vazhdim sipas porosive të produkteve Promo nga klienti.
Shënim: Njoftimi mbi totalin e pikëve tek klientet me anë të SMS nga EDER TRADE për shkak transparencë dhe vizibiliteti bëhet në mënyre automatike cdo muaj kalendarik nga dt 1-3 dhe cdo herë që kërkohet nga klienti për arsye te vecanta, por jo më shpesh se 2-3 herë brenda të njëjtit muaj.